Trajneri i Chelseat, Graham Potter ka folur për sulmuesin Pierre-Emerick Aubameyang para derbit të nesërm kundër rivalit londinez, Arsenal.
Potter e lavdëroi Aubameyangun për sjelljet e tij, ku tha se ai është një person shumë i mirë që dëshiron ta përkrah skuadrën.
Po ashtu, trajneri i Chelseat tha se duhet t’i trajtojmë njerëzit ashtu siç janë dhe jo të paragjykojmë.
“Ne e shohim se ai është një person shumë i qetë, i përkushtuar dhe i mirë, dhe se dëshiron që ta përkrah ekipin. Ai dëshiron që të shijojë futbollin e tij, ai dëshiron që të jetë i lumtur”, tha Potter.
“Duhet t’i trajtoni njerëzit ashtu siç i gjeni ata dhe jo të paragjykoni”, shtoi më tej trajneri i Chelseat.
Në të kaluarën, para se t’i bashkohej Barcelonës, Pierre-Emerick Aubameyang kishte luajtur edhe për rivalin e Chelseat, Arsenalin, me të cilin kishte bërë 163 paraqitje në të gjitha garat, duke regjistruar 92 gola dhe 21 asistime mbi emrin e tij.