Dukagjini i Klinës ka shënuar fitore më të thellë gjatë këtij edicioni, duke e shemb me rezultat 4:0 Malishevën, në takimin e javës së 15-të të elitës së futbollit të Kosovës..
Djelmoshat e Armend Dallkut shfaqen lojë të bukur dhe si rrjedhojë e kësaj edhe bien golat secili më i bukur.
Një fitore që kënaqi tifozët e klubit.
Golat i realizuan Zulfiu (45+3’), John (64’), Merlaku (85’) dhe Morina (89’).
Dukagjini është në vend të tetë me 15 pikë sa ka edhe Malisheva që gjendet një pozitë më lart.