Besa mposht Tërbunin

Futboll

Besa mposht Tërbunin

Më: 5 nëntor 2022 Në ora: 15:16
Besa mposht Tërbunin

Besa ia ka dalë të regjistrojë fitoren e dytë radhazi në Kategorinë e Parë.

Pasi mposhtën Lushnjen, skuadra kavajase triumfoi me rezultatin 0-1 edhe në transfertë ndaj Tërbunit. Golin vendimtar për verdhezinjtë e realizoi Admir Bali në minutën e 74-të.

Në pjesën e mbetur të takimit, të besuarit e trajnerit Gugash Magani e administruan më së miri avantazhin dhe pas këtij trepikëshi, ngjiten në vendin e pestë me 15 pikë, dy më pak se kryesuesit e Flamurtarit me vlonjatët që kanë për momentin një ndeshje më pak.

Nga ana tjetër, Tërbuni mbetet në vendin e shtatë me 12 pikë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat