Kombëtarja e Shqipërisë zhvilloi seancën e parë stërvitore në kuadër të ndeshjes miqësore të datës nëntë nëntor ndaj Katarit. Ndeshje e cila është programuar të startojë në orën 18:30 dhe që do të zhvillohet në Spanjë.
Në një raportim nga seanca stërvitore, gazetari i SuperSport, Rinald Bregasi bëri të ditur se trajneri Edoardo Reja nuk ka ende në dispozicion vetëm dy lojtarë nga lista e publikuar ditën e premte.
Kështu, Kristal Abazaj dhe portieri Arlis Shala do t’i bashkohen grupit në orët e ardhshme pasi të mbyllin impenjimet me skuadrat përkatëse, Istanbulspor dhe Drenicën.
Vlen të theksohet se edhe në këtë miqësore, ashtu si ajo ndaj Arabisë Saudite, tekniku italian i kuqezinjve iu ka besuar lojtarëve që vijnë nga futbolli shqiptar.