Ish-sulmuesi i Laçit, sezonin e shkuar, Harmon Van Dejv ka bërë një hap të rëndësishëm teksa së fundmi i është bashkuar kampionëve të Ballkanit në Superligën e Kosovës.
Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi nga Suhareka nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare.
Sulmuesi 27-vjeçar ka firmosur kontratën me Ballkanin e Dajës deri në verën e vitit 2024 duke u bërë në këtë mënyrë përforcimi më i ri. Vlen të theksohet se Van Dejv është gjithashtu edhe pjesë e kombëtares së Liberisë, teksa pritshmëritë për të janë të mëdha.
"Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se sulmuesi Van Dejv Harmon është zyrtarisht pjesë e skuadrës tonë.
Sulmuesi 27-vjeçar ka firmosur kontratën me skuadrën tonë deri në verën e vitit 2024 duke u bërë në këtë mënyrë përforcimi më i ri i skuadrës sonë.
Klubi i Ballkanit i uron mirëseardhje Harmon dhe shumë suksese me fanellën e klubit tonë.
Na priftë e mbara Suharekë", njofton FC Ballkani.