Ngjarjet e pazakonta duket se janë shndërruar të zakonta për futbollistët e Napolit.
Pas vjedhjes së makinës së shokut të tij Kviça Kvaratskhelia, tashmë pre është bërë mbrojtësi korean Kim dhe gruaja e tij.
Media italiane “Corriere del Mezzogiorno”, raportoi se është vjedhur makina e bashkëshortes së mbrojtësit të Napolit.
Makina tip “Fiat 500” ishte parkuar në afërsi të banesës dhe papritur ajo është zhdukur nga aty.
Automjeti nuk është gjetur ende nga policia.