Drita – Ballkani, derbi i stinorit vjeshtor në elitën e futbollit të Kosovës.
Ballafaqimi mes liderit Drita dhe kampionit në fuqi Ballkani, luhet nesër në orën 13.00 në fushën ndihmëse në Gjilan.
Drita kryeson me 30 pikë por ka tre ndeshje dhe katër pikë më shumë se Ballkani në pozitën e dytë.
Futbollisti i Dritës, Almir Ajzeraj, shpreson në fitore ndaj Ballkanit.
“Disponimi dhe atmosfera është gjithmonë e mirë pavarësisht humbjes.
Ajo është harru dhe lënë anash dhe fokusin e kemi për ndeshjen e rradhës. Secili mundohet të jap më të mirën si unë ashtu edhe bashkëlojtarët. Deri më tani kemi shënuar fitore dhe gola, por ndonjëherë nuk shkon nuk është dita jonë, por besoj që fitoret dhe golat do të vijnë”, ka thënë Ajezeraj.
Se do të luftojnë deri në fund dhe po punojnë në përmirësim e sipër e konfirmoi dhe e përsëriti edhe futbollisti, Ajzeraj:
“Ne punojmë çdo ditë për ngritje të nivelit, për t’u përmirësuar dhe të arrijmë formën më të mirë. Besoj që nga nesër do të kthehemi në lojën tonë dhe rrugën e duhur”.