Sulmuesi dardan gjen golin e radhës në Kroaci!
Emir Sahiti ka shënuar golin e radhës në Kroaci. Hajduku i Splitit fitoi 3-1 ndaj Osijekut, sfidë të cilën e zhbllokoi 23-vjeçari dardan në minutën e dhjetë.
Sahiti mori një asist nga Livaja dhe mposhti portierin kundërshtar me një goditje të saktë, duke gjetur golin e tretë sezonal në kampionatin kroat (numëron edhe dy asiste).
Skuadra nga Spliti siguroi triumfin e dytë radhazi në shtëpi dhe për momentin renditet në vendin e dytë me një pikë më pak se Dinamo e Zagrebit, por kampionët në fuqi kanë luajtur dy ndeshje më pak.