Milani me mund të madh ka arritur tre pikë në takimin e javës së 13-të në Serie A në futboll.
Milani ka shënuar fitore me rezultat 2:1 ndaj Spezia-s, në takimin që u zhvillua në “San Siro”.
Futbollisti Oliveir Giroud është hero i fitores, duke shënuar në minutën e 89-të.
Një fitore me mund të madh e kampionit në fuqi.
Giroud pas shënimit të golit, u ndëshkua me karton të kuq pas dy të verdhëve.
Për Milanin shënuan Hernandez (21') e Giroud (89') dhe për Spezian realizoi Verde (68').
Milani renditet në vend të dytë me 29 pikë, ka 6 me pak se lideri Napoli dhe Spezia është e 17-ta me 9.