Ndeshja që u zhvillua sonte mes Barcelonës dhe Almerias, ishte e fundit për Gerard Piquen në karrierën e tij.
Mbrojtësi spanjoll ditë më parë njoftoi se do të pensionohet nga futbolli aktiv, pas kësaj ndeshjes.
Pique ishte titullar, teksa Barcelona shënoi fitore me rezultatin 2:0.
35-vjeçari u zëvendësua në minutën e 83-të, derisa nga fusha e lojës u pa duke u larguar me lot në sy.
Të pranishmit në “Camp Nou” i dhanë një lamtumirë të ngrohtë Piques.