Olivier Giroud ishte protagonist i fiotpres 2-1 të Milanit ndaj Specias, pasi me golin e tij në minutën e 89, ia doli t’i jepte tri pikët kuqezinjve. Një gol spektakolar me një goditje akrobatike, por edhe një festë duke hequr fanellën që i kushtoi të kuqin , pasi ishte ndëshkuar më parë me të verdhë.
“Ishte padyshim një gol shumë i bukur, që erdhi falë asistit të Tonali. Ne dëshironim që ta fitonim këtë ndeshje, e rëndësishme është që kemi tre pikë më shuam në klasifikim, por jam i inatosur sepse e harrova për kartonin e parë të verdhë. M’u kujtua ndeshja e vitit të kaluar, këtë herë fituam dhe kjo ishte më e rëndësishmja. Kishte një shpirt të lartë skuadre, besuam deri në fund te fitorja dhe jam i lumtur.
Raporti me Ibrahimoviç? Unë dhe Ibrahimoviç kemi një raport vëllazëror. Jemi këtu për të vënë eksperiencën tonë në shërbim të skuadrës dhe mundohemi të jemi shembuj për të rinjtë brenda dhe jashtë fushës. Tani jam i inatosur për kartonin e kuq, ndoshta më pas do të më kalojë, kam shënuar dhe është në rregull kështu.
Ndikoi adrenalina dhe gëzimi që i kisha dhënë fitoren skuadrës, pas një ndeshje të vështirë. Në mendjen time jam ende një fëmijë, por kam një besim të madh te skuadra dhe të martën do të luftojmë përsëri për tre pikët.
Deri kur do të luaj? Deri kur trupi imë të thotë mjaft”, theksoi sulmuesi pas sfidës për mediat italian.