Edhe Ismet Munishi po bën politikë! Deklarata e javës

Futboll

Edhe Ismet Munishi po bën politikë! Deklarata e javës

Nga: K. Goca Më: 6 nëntor 2022 Në ora: 11:49
Ismet Munishi

Kryetrajneri i Prishtinës, Ismet Munishi, është i njohur për deklarata të nxehta por ndonjëherë kur i shkon përshtati rezultati edhe taktizon duke përdorur gjuhën diplomatike si në rastin e ditës së djeshme.

Prishtina ka barazuar me rezultat 2:2 me Gjilanin, në takimin e javës së 15-të të elitës së futbollit të Kosovës. 

Pse deklarata e javës mund të vlerësohet e Munishit? Ai përgjigjet me një gjuhë të paparë deri me sot sepse ka prirje të hatashme për të thumbuar apo për të sulmuar ashpër kur i bëhet e padrejtë, për kësaj radhe ka thënë: “Nuk e dija a ishte apo jo gol”.

Munishi në një formë iu shmang në mënyrë diplomatike duke kursyer nervat e tij dhe të tjerët. 

Edhe Ismet Munishi po bën politikë! 

“Jam shumë i kënaqur me pikën e fituar.

Na munguan dy lojtarë të rëndësishëm, kapiteni Gledi Mici dhe Mërgim Pefqeli, të cilët i kanë dhënë energji të madhe lojës tonë. Jam i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve të rinj, Albin Prapashticës dhe Arlind Shabanit. I befasoi të gjithë goli i dytë i Gjilanit.

Nuk e dija a ishte apo jo gol. Por, kjo nuk ka shumë rëndësi, pasi ka qenë një ndeshje e mirë. Tifozët ishin në nivel”, ka thënë Munishi për faqen e FC Prishtina.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat