Nuk është një periudhë e lehtë për belgët e Milanit. Jo vetëm De Ketelaere, por edhe Divock Origi po lufton për të bërë paraqitje të mirë.
Kundër Spezia-s ai bëri një tjetër paraqitje jo bindëse, duke u vlerësuar nga mediet italiane me notën 5.
Një nga titujt më pikant ishte ai i “La Gazzetta dello Sport” që shkruan se “krahasimi me Giroud është i ashpër, si të dalësh me ish-in e Brad Pitt”.
Duket se Origi ka shumë punë përpara për të gjetër formën më të mirë dhe për të bërë një paraqitje të pëlqyeshme.