Granit Xhaka vë në siklet gazetarin

Futboll

Granit Xhaka vë në siklet gazetarin

Më: 6 nëntor 2022 Në ora: 15:59
Granit Xhaka

Arsenali ka fituar sot derbin e Londrës kundër Chelsea-t. Pas triumfit 0-1 në “Stamford Bridge“, ekipi i drejtuar nga Arteta ka marrë kreun e renditjes në Premier League.

Nga minuta e parë në fushë ka qenë edhe Granit Xhaka, që ka fituar dashurinë e tifozëve me paraqitjen e tij.

Pas përfundimit të ndeshjes, tifozët e Arsenalit kanë thërritur në kor emrin e mesfushorit shqiptar, ndërkohë që ky i fundit ishte duke dhënë intervistën.

I pyetur nga gazetari në lidhje me atmosferën, Xhaka është rrëmbyer nga emocionet dhe e ka tepruar me fjalorin e tij.

“It’s fuc**** unbelievable“, ka thënë lojtari me origjinë shqiptare, duke vënë në siklet gazetarin.

Ky i fundit i ka kujtuar menjëherë se duhet të ketë kujdes me fjalorin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat