Interi po punon intensivisht në merkato, edhe pse afati kalimtar i dimrit hapet pas gati dy muajsh.
Nga Uruguai sigurojnë se klubi ziklatër ka siguruar shërbimet e një talenti nga vendi latino-amerikan.
Bëhet fjalë për Alan Matturron, të datëlindjes 2004, mbrojtës i Defensor Sporting.
“El Pais.uy” shkruan se zikaltrit do të shpenzojnë 3 milionë euro për kartonin e 18-vjeçarit, ndërsa klubi uruguaian do të ruajë 20% të vlerës së kartonit në rast se italianët vendosin ta shesin në të ardhmen.