Skuadra shqiptare, Deçiqi i Tuzit, nuk ia del në derbi, duke pësuar humbje me rezultat 1:2 nga Sutjeska e Nikshiqit.
Ndeshja u zhvillua në Podgoricë.
Sutjeska importon tre pikë, ndërsa Deçiqi bie në vend të tretë me 24 pikë të tubuara pas 15 jave në elitën e futbollit malazez.
Për Deçiqin shënoi Marko Tuçi (18’) dhe për Sutjeskën Dushan Vukoviq (29), Oujidi Sahli (86’).
Buduçnosti i Podgoricës kryeson me 28 pikë duke e lënë pas Sutjeskën me 27 sosh.