​Albert Dabiqaj "Ylli i javës" në Superligën e Kosovës

Futboll

​Albert Dabiqaj "Ylli i javës" në Superligën e Kosovës

Më: 7 nëntor 2022 Në ora: 11:02
​Albert Dabiqaj

Çmimi i më të mirit për javën e 15-të të Superligës së Kosovës në futboll i ka takuar futbollistit të Gjilanit, Albert Dabiqaj

Dabiqaj pati paraqitje shumë të mirë në duelin ndaj Prishtinës dhe ishte më i merituari që Gjilani arriti ta arkëtojë një pikë në stadiumin "Fadil Vokrri".

Ai, përveç lojës së mirë gjatë tërë ndeshjes, arriti të shënojë të dy golat për skuadrën e tij në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”, e cila u mbyll baras 2:2.

E pas marrjes së çmimit futbollisti i skuadrës gjilanase theksoi se ky çmim i jep motiv për të vazhduar të japë më të mirën në fushën e gjelbër, ndonëse klubi po kalon kohë të vështira për shkak të mungesës së përkrahjes financiare.

"Duke pasur parasysh periudhën e vështirë nëpër të cilën po kalon ekipi ynë, ky çmim është një motiv shtesë për të vazhduar punën me përkushtim dhe për të luftuar në Albi Mall Superligën e Kosovës. Gjilani ka një ekip kualitativ e të komponuar por problemet tashmë të ditura për publikun, na kanë lënë disa hapa prapa me skuadrat e tjera. Besoj që çdo gjë do të përmirësohet dhe do të kthehemi tek rezultatet e mira dhe aty ku e kemi vendin.”, u shpreh Dabiqaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat