Dy futbollistë shqiptarë janë përzgjedhur si pjesë e formacionit më të mirë të javës në Kroaci. Emir Sahiti shënoi golin e parë në fitoren 3-1 që Hajduku siguroi në Split ndaj Osijekut.
23-vjeçari dardan realizoi golin e tretë sezonal në kampionat, ndërkohë që numëron edhe dy asiste. Mes më të mirëve edhe Lindon Selahi, mesfushori i kombëtares shqiptare.
Ky i fundit realizoi golin e dytë në triumfin 0-3 që Rijeka arriti në fushën e Varazdin. 23-vjeçari zhvilloi një ndeshje shumë të mirë dhe gjeti golin e parë sezonal me skuadrën e tij.
Dy futbollistët shqiptarë u vlerësuan me notat 8.4 dhe 8.3. Vlerësim më të madh mori vetëm Bruno Petkovic, sulmuesi i Dinamos së Zagrebit (8.7).