Mesfushori i Manchester United, Christian Eriksen, i cili pësoi atak kardiak gjatë Euro 2020 në ndeshjen e Danimarkës së tij kundër Finlandës, është një nga 21 lojtarët e thirrur nga trajneri Kasper Hjulmand në skuadrën paraprake për Kupën e Botës në Katar.
Lista e plotë do të duhet të dorëzohet jo më vonë se të hënën e ardhshme, një ditë para nisjes së skuadrës drejt Katarit.
“Janë 10 deri në 12 lojtarë që konkurrojnë për vendet e fundit.
Shumë gjëra mund të ndodhin. Është e pasigurt, por është mënyra e duhur.”-tha Hjulmand.