Galatasaray i bën gati 5.5 milionë euro për Rashicën

Futboll

Galatasaray i bën gati 5.5 milionë euro për Rashicën

Më: 8 nëntor 2022 Në ora: 11:37
Rashica

Galatasaray ka vendosur përfundimisht ta blejë kartonin e Milot Rashicës. Klubi turk është mjaft i kënaqur me paraqitjet e futbollistit të Kosovës, të cilin e ka huazuar për një vit nga Norwich City.

Klubi nga Stambolli është i gatshëm t’i paguajë 5.5 milionë euro për vushtrriasin

Milot Rashica e ka mahnitur Galatasarayn me paraqitjet e tij të fundit.

Ylli ynë po shkëlqen së fundmi në fanellën e ekipit turk pas fillimit të vështirë të eksperiencës në Stamboll.

26 vjeçari i ka zhvilluar 7 ndeshje me skuadrën Verdhekuqe duke i realizuar dy gola dhe duke e bërë një asisitm.

E këto statistika kanë bërë që drejtuesit e klubit turk të vihen në lëvizje.

Aktualisht, vushtrriasi është i huazuar në klubin e Superligës turke.

Mirëpo, krerët e këtij klubi e kanë ndërmend të trokasin në dyert e Norwichit, i cili e mban kartonin e tij.

Sipas mediumit turk “Hurriyet”, Galata është e gatshme t’i paguajë 5.5 milionë euro për ta blerë kartonin e ish-futbollistit të Vitesses dhe Werder Bremenit.

Trajneri Okan Buruk e ka dhënë dritën jeshile dhe negociatat mund të nisin në ditët në vazhdim.

Rashica ka kontratë me Norwich Cityn deri në vitin 2025.

Por, u largua prej aty pasi ky ekip ra nga Premierliga në Championship.

Mediat turke raportojnë se përfaqësuesi kosovar është i lumtur në Galatasaray dhe dëshiron ta vazhdojë karrierën aty.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat