Carlo Ancelotti është përzgjedhur trajneri më i mirë i vitit nga ceremonia e “Golden Boy 2022”.
Trajneri i Real Madrid, kamion në fuqi në Spanjë dhe Champions ka marrë vlerësimin “Premio Vittorio Pozzo”.
“Emri i Pozzos është i paharruar. Është i vetmi si trajner që ka fituar dy herë Kupën e Botës. Është një nder që të marrësh këtë trofe që i dedikohet një personi kaq të madh”, tha strategu italian.
Ancelotti po drejton me shumë sukses ekipin madrilen, duke pasur një ecuri shumë pozitive në Champions dhe kampionat.