Shqipëria mbyll përgatitjet në Durrës, niset në Spanjë

Futboll

Shqipëria mbyll përgatitjet në Durrës, niset në Spanjë

Më: 8 nëntor 2022 Në ora: 11:55
Shqipëria mbyll përgatitjet në Durrës, niset në Spanjë

Kombëtarja shqiptare e futbollit mbylli, këtë të hënë, përgatitjet në Durrës në kuadër të miqësores me Katarin. Skuadra e drejtuar nga Edi Reja zhvilloi një seancë të plotë ku italiani pati mundësi të provojë formacionin e ndeshjes, si edhe vendosje të ndryshme taktike në fushë. Grupi është i plotë dhe për fatin e mirë nuk ka pasur probleme fizike për lojtarët e grumbulluar.

Tekniku italian ka thirrur të gjithë më të mirët e Superligës pasi në 24 lojtar, 22 janë nga kampionati vendas dhe vetëm 2 prej tyre luajnë jashtë vendit, gardiani i portës Arlis Shala dhe sulmuesi Kristal Abazaj.

Pasi qëndruan 3 ditë në Durrës, kuqezinjtë u nisën sot drejt Spanjës ku sipas programit do të zhvillojnë dhe seancën e fundit stërvitore. Miqësorja Shqipëri-Katar do të luhet në orën 18:30 në Marbella në Spanjë.

Kjo do të jetë përballja e tretë në histori mes Shqipërisë dhe Katarit, që të gjitha në ndeshje miqësore.

Katari është dueli i parë për kuqezinjtë në muajin nëntor, teksa me datë 16 nëntor kombëtarja do të luajë me Italinë dhe më 19 nëntor do të sfidojë Armeninë, të gjitha sfida miqësore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat