Marota: Porto rival i favorshëm për Interin

Futboll

Marota: Porto rival i favorshëm për Interin

Më: 8 nëntor 2022 Në ora: 12:12
Marota: Porto rival i favorshëm për Interin

“Alegri është shprehur se na shikon ne favoritë, sepse është dinak dhe ekspert në këtë punë dhe do ta kalojë presionin mbi ne”, shprehej Xhuzepe Marota para sfidës me Juven dhe ashtu ndodhi. Interi u dorëzua përballë Juves, në një tjetër ndeshje direkte dhe duke regjistruar një tjetër humbje në transfertë, një nga shqetësimet kryesore të zikaltërve për momentin, për të cilin u shpreh edhe administratori i deleguar, që nuk mund të mbyllë sytë para fakteve.

“Me Juventusin ishte një humbje e merituar. Unë nuk i shikoj asnjëherë statistikat, por në këtë rast reflektojnë një situatë shumë të rëndësishme.

CHAMPIONS DHE SHKRINIAR – “Për kundërshtarin e fazës së 1/8-ave mundtë them vetëm që Porto është një rival i favorshëm teorikisht,por si gjithmonë edhe këtë herë verdiktin do ta japë fusha dhe aty duhet ta tregojmë atë që duhet”, u shpreh Marota duke e përfunduar fjalën e tij me lajmin mbi situatën e Shkriniarit:

“Gjatë kësaj jave do të kemi një takim me agjentin e Milanit, ku duhet të arrijmë nënjë përfundim mbi rinovimin. Ajo që mund të them është që Shkriniar është shumë i lidhur me ngjyrat zikaltër”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat