Argjentina zbulon listën e lojtarëve të Argjentinës për Kampionatin Botëror

Futboll

Argjentina zbulon listën e lojtarëve të Argjentinës për Kampionatin Botëror

Më: 8 nëntor 2022 Në ora: 12:36
Argjentina

Lionel Scaloni duhet t’i zgjidhë edhe disa detaje në listën e të ftuarve për Kupën e Botës.

Mediumi “TycSports” raporton se selektori i Kombëtares së Argjentinas është në pritje të rezultateve të dusa prej lojtarëve të lënduar.

Giovani Lo Celso është ende i lënduar për shkak të një tërheqjeje muskulore, të cilën e kishte pësuar kah fundi i tetorit në ndeshjen Betis – Athletic Bilbao.

Edhe prezenca e Paulo Dybalas, i lënduar në kofshën e majtë më 12 tetor, është në dyshim të madh.

Sulmuesi i Romës është në balotazh me Juan Foyth, mbrojtës i Villarrealit, i cili mund të luajë si mbrojtës i majtë, qendror dhe mesfushor, por edhe me Angel Correan.

Sidoqoftë, Scaloni e publikoi sot listën e gjerë prej 28 lojtarëve, e cila do të tkurret sërish para fillimit të Botërorit. 

28 lojtarët e ftuar tek Argjentina:

Portierë: Emiliano Martínez, Geronimo Rulli, Franco Armani

Mbrojtës: Nahuel Molina, Gonzalo Montiel, Cristian Romero, German Pezzella, Nicolas Otamendi, Lisandro Martínez, Marcos Acuna, Nicolas Tagliafico, Juan Foyth

Mesfushorë: Rodrigo De Paul, Leandro Paredes, Giovani Lo Celso, Alexis Mac Allister, Guido Rodriguez, Alejandro Gomez, Enzo Fernandez, Exequiel Palacios

Sulmues: Lionel Messi, Angel Di Maria, Lautaro Martinez, Julian Alvarez, Paulo Dybala, Nicolas Gonzalez, Joaquin Correa, Angel Correa.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat