Një ditë vërtet e veçantë për Pedro Guilherme Abreu dos Santos, sulmuesin brazilian të Flamengos i njohur për të gjithë thjesht si Pedro.
Në Itali e pamë në pjesën e parë të kampionatit 2019/20, katër segmente ndeshjesh nga të cilat asnjë si titullar dhe rreth gjashtëdhjetë minuta gjithsej me fanellën e Fiorentinës, por sot ai është fytyra e re e Selecaos që po përgatitet të luajnë Kupën e Botës në Katar.
Trajneri Tite, i cili e kishte thirrur në nëntor për një ndeshje kualifikuese, e ka përfshirë në listën me 26 emra që do të luajnë Botërorin dhe sulmuesi, i cili me sa duket ndihej mjaft i sigurt, vendosi ta festonte thirrjen duke nxjerrë unazën, gati për t'i kërkuar Fernandës të martohej me të.
Përgjigja ishte pozitive dhe Flamengo postoi në rrjetet e tyre sociale pamjet e gëzimit të sulmuesit të tyre..