Deschamps nuk pyet për dëmtimin e Maignan

Futboll

Deschamps nuk pyet për dëmtimin e Maignan

Më: 8 nëntor 2022 Në ora: 15:00
Deschamps nuk pyet për dëmtimin e Maignan

Trajneri i Francës, Didier Deschamps është duke përpiluar listën me emrat që do të ftojë për Kupën e Botës Katar 2022, e cila do të bëhet publike nesër.

Mediet franceze raportojnë se në këtë listë është edhe emri i portierit të Milan, Mile Maignan.

Maignan është i dëmtuar që prej 19 tetorit dhe që nga ajo datë përtej përpjekjeve portieri është bashkuar vetëm njëherë në stërvitje me “Djallin”.

Te Franca besojnë se portieri i kuqezinjve mund t’ia dalë që të rikuperohet dhe pse jo të ketë minuta për të dhënë kontributin e tij.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat