Drejtori sportiv i Juventusit, Federiko Kerubinit nuk ka pasur marrëdhënie të mira me ish drejtorin e klubit në vitin 2020 Fabio Paratiçi. Kjo është zbuluar në ditarin e Kerubinit.
Ai është gjetur nga financuesit gjatë një kontrolli si pjesë e hetimit të Prisma-s dhe nga të cilat “Repubblica” ka zbuluar disa fragmente.
“Përdorimi i tepërt i fitimeve artificiale të kapitalit të cilat japin përfitim të menjëhershëm, por më pas çojnë në një tarifë amortizimi për të ardhmen.
Gjykimet dhe vlerësimet ndryshojnë çdo ditë, plani katastrofik i rimëkëmbjes së buxhetit, -formë + substancë. Si arritëm këtu? Blerje të pakuptimta, jashtë mundësive ( Kulusevski ??), shkatërrimi i një brezi: Kean, Spinacola, Audero”, shkruhej në ditarin e Kerubinit.