Napoli nuk ka të ndalur. Nuk ka shaka me Napolin, skuadër që sonte ka shënuar fitore me rezultat 2:0 ndaj Empolit, në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Diego Armando Maradona”.
Shqiptarët Ardian Ismajli dhe Nedim Bajrami u munduan por nuk ia dolën që të befasojnë liderin e kampionatit.
Ismajli dhe Bajrami u paraqitën titullarë për Empolin.
Golat i shënuan futbollistët Lozano (69') e Zielinski (88').
Luperto i Empolit, në minutën e 74-të u përjashtua pas dy kartonëve të verdhë.
Napoli kryeson me 38 pikë pas 14 jave në Serie A dhe Empoli zë pozitën e 14-të me 14 sosh.