Paçarada standard, St. Pauli katër ndeshje pa fitore 

Futboll

Paçarada standard, St. Pauli katër ndeshje pa fitore 

Nga: K. Goca Më: 8 nëntor 2022 Në ora: 20:51
Paçarada

St. Pauli nuk është në ditët më të mirë, katër ndeshjet e fundit pa fitore.

Skuadra e St. Paulit si vendas sonte luajti baras (0:0) me Holstein Kiel, në kuadër të javës së 14-të të Bundesliga II.

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Leart Paçarada, u paraqit titullar, ka treguar lojë shumë të mirë, ndërsa Betim Fazliji ka munguar për shkak se në javën që e lamë pas u ndëshkua me karton të kuq.

Paçarada u vlerësua me notën 7.5 nga faqja e specializuar për statistika Sofascore.

Lojtar i ndeshjes është Eric Smith me notën 8.0.

St. Pauli zë vendin e 14-t me 16 pikë dhe Holstein Kiel është në të tetin me 24 sosh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat