Bayerni i Munihut i ka shkaktuar debakël me rezultat 6:1 Werder Bremenit, në takimin e javës së 14-të të Bundesliga I.
Bavarezët me lehtësi i morën tre pikë dhe tani kryesojnë renditjen me 31 pikë.
Futbollisti Serge Gnabry ka qenë në mbrëmjen e tij, duke realizuar het-trik.
Fitorja do të ishte edhe më e thellë sikurse Choupo-Moting të shënonte nga penalltia në minutën e 18-të
Për Bayernin realizuan Musiala (6'), Gnabry (22', 28' e 82'), Goretzka (26'), Tel (84') dhe për Werderin shënoi Jung (10').
Werderi është në vend të shtatë me 12 pikë të mbledhura.