Milani ndahet baras me Cremonesen, - 8 pikë nga lideri

Futboll

Milani ndahet baras me Cremonesen, - 8 pikë nga lideri

Nga: K. G. Më: 8 nëntor 2022 Në ora: 22:35
Pamje nga ndeshja

Milani me gjithë lojën e mirë, nuk fiton në konak të Cremoneses.

Ballafaqimi Cremonese - Milan përfundon pa gola (0:0), në takimin e javës së 14-të në Serie A.

Këtij barazimi më së shumti i gëzohet lideri i kampionatit, Napoli. 

Kampioni në fuqi dominoi takimin, pati disa mundësi por pa sukses që të shënojnë golin e fitores kundër Cremoneses.

Në minutën e 56-të, Divock Origi realizon për Milanin por pasi shikohet VAR anulohet goli për pozitë jashtëloje.  

Milani zë vendin e dytë me 30 pikë, ka tetë me pak se Napoli dhe Cremonese është në të 18-tin me 7 sosh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat