Senegali në alarm total, Sadio Mane lë fushën e lojës i dëmtuar pas vetëm 20 minutash!
Kombëtarja e Senegalit është vënë në alarm total, pas dëmtimit të yllit të skuadrës, Sadio Mane, i cili u largua nga sfida Bajern Mynih-Verder Bremen pas vetëm 20 minutash.
Ende nuk dihet nëse dëmtimi ishte diçka e rëndë ose jo, por patjetër që trajneri i “Luanëve”, Aliou Sise, pret përgjigjen menjëherë.
Senegali do të luajë ndeshjen e parë të Botërorit më 21 nëntor, përballë Holandës.