Granada me trajner të ri

Futboll

Granada me trajner të ri

Më: 9 nëntor 2022 Në ora: 11:02
Granada me trajner të ri

Granada ka zgjedhur trajnerin e ri. Klubi spanjoll, pjesë e të cilit është edhe Myrto Uzuni, shkarkoi Aitor Karankën pas humbjes 1-0 në fundjavë ndaj Oviedos.

Skuadra ka marrë vetëm dy pikë në tri ndeshjet e fundit në La Liga 2, aty ku renditet në vendin e tetë me 22 pikë, duke qenë pesë pikë larg vendit të dytë që siguron rikthimin në elitën e futbollit spanjoll.

Drejtuesit e klubit kanë zgjedhur Paco Lopez si teknikun e ri. 55-vjeçari ka firmosur deri në fund të sezonit. Lopez ka drejtuar më parë ekipe si Levante dhe Cartagena, teksa do të debutojë në stolin e Granadës në takimin e Kupës së Mbretit ndaj Yeclano.

Uzuni e ka nisur shumë mirë sezonin me skuadrën iberike. Sulmuesi i kombëtares shqiptare, numëron 8 gola dhe një asist në 14 ndeshje, duke qenë golashënuesi më i mirë për momentin në divizionin e dytë të futbollit spanjoll.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat