Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez është shprehur i lumtur me fitoren dhe paraqitjen e skuadrës së tij kundër Osasunës.
Katalonasit mbrëmë në udhëtim mundën Osasunën (1-2), në kuadër të La Ligës.
Barça bëri paraqitje të mirë në duel me Osasunën edhe pse për më shumë së 60-të minuta luajti pa Robert Lewandowski e ‘skuqur’.
“Jam shumë krenar më paraqitjen e skuadrës.
Ne ishim inteligjentë dhe shfrytëzuam momentet tona. Kjo është një fitore e madhe për skuadrën tonë.
Pavarësisht barazimit me dhjetë lojtarë, e donim edhe golin e dytë. Edhe barazimi nuk do të ishte rezultat i keq”, tha Xavi.
Vendimet e arbitrit? Mendoj se largimi i Lewandowskit ishte shumë i rëndë”.