Botërori i Katarit është në prag. Kompeticioni më i rëndësishëm në futboll fillon në 20 nëntor me sfidën Katar-Ekuador dhe do të përfundojë në finalen e madhe të 18 dhjetorit. Mungesat në Kupën e Botës po shtohen.
I fundit që ka humbur pjesëmarrjen në Botëror është Sadio Mane.
Ylli i Senegalit, i cili u transferua në merkaton e verës te Bayern Munchen, dëmtoi tendinën në fitoren 6-1 ndaj Werder Bremenit.
30-vjeçari u detyrua të largohej nga fusha në minutën e 20’ për t’i lënë vendin Leroy Sane. Dëmtimi i pësuar të martën në mbrëmje do e mbajë disa javë larg fushave sulmuesin, i cili do detyrohet të shohë shokët e Kombëtares nga televizori.
Senegali humbet në këtë mënyrë lojtarin më të rëndësishëm në Katar 2022, aty ku goglat i kanë vendosur “Luanët e Terangës” në grupin A bashkë me Holandën, Katarin dhe Ekuadorin.