Mersim Zendeli më nuk është pjesë e KF Gostivari.
Trajneri i portierëve këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, ku ka shkruar se për arsye personale ka dhënë dorëheqje.
"Dua të njoftoj të gjithë dashamirët e futbollit Gostivaras se për arsye personale nuk jam pjesë e KF Gostivarit!
Dua të faleminderoj stafin teknik në krye me trajeririn Oktay Derelioğlu për besimin!", - njofton Zendeli.