Zahov: Ne jemi Shkëndija, gjithmonë shkojmë për fitore

Futboll

Zahov: Ne jemi Shkëndija, gjithmonë shkojmë për fitore

Më: 9 nëntor 2022 Në ora: 11:41
Zahov

Futbollistët e Shkëndijës i presin dy ndeshje derbi.

Fillimisht sot në Kupën e Maqedonisë, në çerekfinale vizitojnë Shkupin, e më pas në fundjavë luhet derbi ndaj Strugës Trim Lum në kampionat.

Në prag të dy takimeve të rëndësishme, portieri me përvojë Kostadin Zahov flet për pritshmëritë e tij.

“Duke marrë parasysh ndeshjet e kaluara, mendoj se të gjithë presin fitore nga ne. Tifozët duhet të jenë të pakënaqur, ne vetë presim të përmirësohemi sa i përket rezultateve.

Ky është një shans i madh për të treguar karakter në derbin me Shkupin dhe të dielën me Strugën Trim Lum. Me dy fitore do të sillnim edhe më shumë shikues dhe kjo do të na ngrite në tabelë. Kemi vetëm një humbje këtë sezon, kjo është pozitive, por duhet të pakësojmë barazimet. Humbim përqendrimin edhe pas dy pikëve në ndeshje të caktuara. Shkëndija tregon karakter dhe këto dy ndeshje janë të rëndësishme për ne.

Ndaj Shkupit motivimi është në nivelin më të lartë. Është një derbi, të gjithë janë plotësisht të fokusuar dhe do të tregojnë dëshirën e tyre për të fituar. Besoj në cilësinë e ekipit, shpresoj që nesër të festojmë të gjithë bashkë. Ne jemi Shkëndija, gjithmonë shkojmë për fitore. Shpresoj se do të festojmë së bashku me tifozët”, tha Zahov.

Ndeshja kundër Shkupit do të luhet të mërkurën në orën 13:00.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat