Kroacia publikon listën

Futboll

Kroacia publikon listën

Më: 9 nëntor 2022 Në ora: 12:27
Kroacia publikon listën

Selektori i Kroacisë, Zlatko Dalic e ka publikuar sot listën e futbollistëve të ftuar për Kupën e Botës, e cila do të nisë më 20 nëntor.

Kroatët do të udhëhiqen nga veterani Luka Modric, ndëra ka në skuadër yje si Brozovic, Kovacic e Perisic.

Kroacia kishte arritur deri në finale të Botërorit 2018, duke e bërë arritjen më të madhe në histori të saj.

Ndërsa tash, kroatët e synojnë një tjetër sukses në “Katar 2022”.

Kroacia gjendet në Grupin F të Botërorit së bashku me Belgjikën, Kanadanë dhe Marokun.

Lojën e parë, Modric me shokë do ta zhvillojnë më 23 nëntor kundër Marokut.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat