Vllaznia e Shkodrës ka humbur një nga tifozët më të dashur, Shaban Piranejn.
Presidenti i klubit shkodran, Alban Xhaferi, ka bërë publik një mesazh emocionues për të në profilin e tij të rrjetit social “Facebook” duke shkruar se Vllaznisë do t’i mungojë një tifoz si ai:
“Nje tifoz si ti.
Një njeri i rrallë, simbol i tifozeris kuqeblu, do na mungojë për emocionet dhe pasionin e jashtezakonshem me te cilin ti e ndjeke Vllaznine!
E perlote çdo zemër kuqeblu me zanin që të dridhej kur Vllaznia po binte nga kategoria 4 vjet me pare.
Por ashtu si gzimi i një fmije, u gzove më mënyrë të papërshkrueshëm për rikthimin e Vllaznisë! Mu duk sikur takova tan tifozat e zjarrtë shkodran ndër vite kur t’solla fanelen e shënuesit të golit në fitimin e kupës së republikës.
I perjetshem qofte kujtimi yt tifozi i madh i Vllaznise Shaban Piranej!
Zoti e mëshiroftë e shpërbleftë me Xhenet.”, ka shkruar Xhaferi.