Të enjten zhvillohet derbi i madh ndërmjet Gjilanit dhe Dritës, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e 16-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Kuqebardhët janë në cilësinë e vendasit në këtë ndeshje, ndonëse do të zhvillohet pa praninë e shikuesve në Stadiumin me bari sintetik në Gjilan.
Dy ditë para ndeshjes, tashmë kanë filluar “ngacmimet” e klubeve mes vete, duke e ditur edhe rivalitetin që e përcjell ky derbi lokal.
Në postimin e ndeshjes së radhës, faqja zyrtare e Dritës e ka publikuar logon e Gjilanit, por pa vitin e themelimit të klubit.
Kjo pasi SC Gjilani e kishte ndryshuar atë, duke e vendosur vitin e themellimit, 1945.