Partizani te stadiumi i ri nën dritën e prozhektorëve

Futboll

Partizani te stadiumi i ri nën dritën e prozhektorëve

Më: 9 nëntor 2022 Në ora: 13:22
Partizani te stadiumi i ri nën dritën e prozhektorëve

Ka pësuar ndryshim sërish axhenda e javës së 12-të e Kategorisë Superiore.

Ditën e shtunë, kur pritej të luhej ndeshja Vllaznia-Tirana, në orën 13:00 në stadiumin “Selman Stërmasi”, është spostuar për ditën e dielë në po të njëjtën orë dhe stadium, pasi të shtunën do të zhvillohet protestë kombëtare nga Opozita dhe Policia e Shtetit e kishte te pamundur sigurimin e rendit publik.

Në po të njëjtën ditë, të dielën do të luhet Kastrioti-Kukësi në orën 13:00 në stadiumin e qytetit të Kamzës dhe dueli Egnatia-Laçi në orën 13:00 në stadiumin “Arena Egnatia”.

Të hënën do të zhvillohet dy ndeshjet e fundit të javës, në orën 13:00, derbi i Durrësit, Teuta-Erzeni në stadiumin “Arena Egnatia” dhe dueli Partizani-Bylis, nën dritat e prozhektorëve, në orën 16:00 në stadiumin e ri të Partizanit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat