Tre penallti, Trepça ’89 trondit Ferizajn

Futboll

Tre penallti, Trepça ’89 trondit Ferizajn

Nga: K.G. Më: 9 nëntor 2022 Në ora: 15:02
Trepça ’89

Trepça '89 e Mitrovicës ka marrë tre pikë domethënëse në Ferizaj.

Mitrovicasit shënuan fitore me rezultat 3:2 ndaj Ferizajt, në takimin e javës së 16-të të elitës së futbollit të Kosovës.
Tre penallti, Trepça ’89 trondit Ferizajn!

Në minutën e 14-të, Ramush Ramadani dështon nga penalltia, gjuajtjen e tij e pret portieri mitrovicas.

Në minutën e 24-të, Albion Pllana i vetmuar e parabolën portierin ferizajas, 0:1. 

Matej Panadiç në minutën e 63-të nga penalltia ka barazuar rezultatin 1:1.  

Mitrovicasit shënuan dy gola të shpejt në minutën e 71-të e 72-të, sidomos goli i tretë ishte eurogol nga rreth 17-18 metra në këndin e epërm të majtë.   

Fazliu (71') dhe Ojekambi (72') realizuan për 1:3.

Në minutën e 86-të, Astrit Fazliu i Ferizajt, ka realizuar nga penalltia për 2:3. 

Trepça ’89 ngritet në vend të shtatë me 18 pikë dhe Ferizaj është në të dhjetin me 12 sosh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat