Janë mësuar tre nga katër skuadrat, të cilat siguruan kualifikimin në gjysmëfinale të Kupës së Maqedonisë në futboll, pasi që përballja në mes Shkupit dhe Shkëndijës, u pezullua për shkak të sulmit të tifozëve ndaj futbollistëve mysafirë.
Mbrojtësi i trofeut të Kupës së Maqedonisë, skuadra e Makedonija Gjorçe Petrovit, me rezultat minimal, 1-0, mundi skuadrën e Akademia Pandevit, falë golit të shënuar nga Adama Samake.
Në Strugë, skuadra e Struga Trim Lum, në terrenin vendas mundi Bregallnicën me 2-0. Autor të golave për skuadrën vendase ishin Maliqi dhe Shabani.
Ndërkohë në Kratovë, Sileksi mundi Vardarin, pas ekzekutimit të penlative, pasi që ndeshja në kohën e rregullt u mbyll me barazim pa gola.