Askush nuk e ka pritur një turp kaq të madh në ndeshjen mes dy skuadrave më të mira shqiptare, kampionit Shkupi dhe Shkëndijes së Tetovës.
Turpi e mbuloi stadiumin në Çair, disa tifozë të Shkupit, “Shvercerët”, futen në fushë dhe godasin me shqelma e grushte disa lojtarë të Shkëndijes,
Në vend që të jetë festë futbolli në kuadër të çerekfinales së Kupës së Maqedonisë së Veriut, ndeshja u ndërpre.
![Image](/media/botasot.info/images/2022/November/09/auto_91668008421.jpg)
“Skena të pahijshme në Çair në çerekfinalen e Kupës së Maqedonisë mes Shkupit dhe Shkëndijës, ndeshje që zgjati vetëm 10 minuta.
Ndeshja u ndërpre në minutën e 10-të të takimit, për shkak të kaosit të krijuar nga tifozët e Shkupit menjëherë pasi mysafirët kaluan në avantazh me golin e Dashmir Elezit.
Pas golit të shënuar, Elezi ka provokime në tribunën e tifozëve të Shkupit, e cila ka pasuar me pushtim të fushës nga disa tifozë vendas dhe më pas kaos të plotë me konfrontime fizike mes futbollistëve dhe disa tifozëve.
![Image](/media/botasot.info/images/2022/November/09/auto_21668008424.jpg)
Pak më vonë, pasi treshja e gjyqtarëve u tërhoq në dhomat e zhveshjes, pjesëtarët e njësive speciale të policisë i tërhoqën futbollistët e Shkendijës në dhomat e zhveshjes, ku u sulmuan sërish me mjete piroteknike nga tifozët vendas.
![Image](/media/botasot.info/images/2022/November/09/850x636_41668008418.jpg)
Më pas, lojtarët e Shkupit, pas rreth dhjetë minutash janë tërhequr në dhomat e zhveshjes, tashmë do të ketë epilog në “tavolinën zyrtare””, shkruan mes të tjera mediumi maqedon “Ekipa”.