Java e 12-të e Kategorisë Superiore u shty për shkak të miqësores jo-zyrtare me Katarin, por do të ketë dhe shtyrje tjetër.
Për shkak të protestës së të shtunës, ndeshja Vllaznia-Tirana është spostuar për të dielën.
Federata e futbollit njoftoi se shtyrja me 24 orë e derbit të Shqipërisë ka ardhur pasi policia e ka të pamundur që të garantojë rendin.
Një tjetër zhvillim i rëndësishëm është fakti që ndeshja Partizani-Bylis do të luhet ditën e hënë me ndriçim, në stadiumin e ri të të kuqve.