Taulant Seferi është bërë përsëri protagonist sot në kampionatin ukrainas, por jo ashtu siç do të dëshironte sulmuesi i përfaqësueses shqiptare.
Ai ka qenë protagonisti negativ i ndeshjes që Vorskla Poltava humbi me shifrat 1-0 në fushën e Krivbas, pasi u ndëshkua me karton të kuq që në pjesën e parë.
Seferi mori një karton të verdhë për faull që në minutën e 18 të duelit në të cilin vendasit gabuan shpejt një penallti dhe ishin në inferioritet numerik që të minutën e 29 për shkak të të kuqit të Ponedelnik.
Por në minutën e 39 të sfidës, Seferi u ndëshkua me të verdhin e dytë për simulim, duke lënë fushën para kohe e vendosur baraspeshën numerike të skuadrave.
Goli i vendasve erdhi në fillimin e pjesës së dytë të takimit me penallti, ndërsa edhe Marlison i Vorskla u ndëshkua me të kuq në duelin në të cilin Toli ishte zëvendësues në minutat e fundit ndërsa Totre e pa takimin nga stoli.