Ylli i Interit, Romelu Lukaku do të këtë disa teste kruciale nesër që do të tregojnë nëse ai do të mund të luajë në Botërorin e Katarit
Sulmuesi belg nuk po ia del të luajë më këtë pjesë të sezonit me Zikaltërit, derisa u rikthye të kjo skuadër në verë nga Chelsea si i huazuar, duke mbetur jashtë fushave për shkak të një lëndimi muskulor. Lukaku ka bërë vetëm pesë paraqitje deri me tani në të gjitha garat në këtë sezon, teksa ka munguar në tri ndeshjet e fundit të Interit në Serie A dhe Ligën e Kampionëve.
Siç raporton La Gazzetta dello Sport, transmeton Gazeta Express, Lukaku do të bëjë disa teste mjekësore nesër në mëngjes, nga të cilat shpreson të dijë se kur do të rikuperohet dhe për sa kohë do të jetë jashtë fushave.
Trajneri i Belgjikës, Roberto Martinez ka konfirmuar që ai do ta publikojë listën e skuadrës së kombëtares belge nesër dhe ai ka theksuar dje se “nëse Lukaku mund të kthehet deri më 1 dhjetor, atëherë ai do ta ftojë në skuadër, nëse jo, belgu nuk do të jetë pjesë e kësaj skuadre në Botëror”.
Ndeshja e parë e Kombëtares së Belgjikës është kundër Kanadasë më 23 nëntor, para se ata të luajnë kundër Marokos më 27 nëntor. Ndeshja e tyre e fundit finale në grupe është kundër Kroacisë më 1 dhjetor,