Dhuna në ndeshjen ndaj Shkëndijës, Shkupi dënohet rëndë

Futboll

Dhuna në ndeshjen ndaj Shkëndijës, Shkupi dënohet rëndë

Më: 9 nëntor 2022 Në ora: 19:07
Shkupi

Dhuna në ndeshjen ndaj Shkëndijës, Shkupi dënohet rëndë!

Ngjarja e rëndë, e ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Shkupit, ku disa anëtarë të tifo-grupit “Shvercerat” sulmuan futbollistët e Shkëndijës së Tetovës, i ka kushtuar jo pak klubit shqiptar në kryeqytetin e Maqedonisë së veriut.

Sfida u ndërpre në minutën e 9’ dhe për të vendosur situatën nën kontroll u desh ndërhyrja e forcave speciale, ndërsa më pas takimi nuk rifilloi më dhe Federata e Futbollit në Maqedoni vendosi t’i japë fitoren 3-0 në tavolinë Shkëndijës së Tetovës.

Në të njëjtën kohë, në vendimin paraprak, Shkupi është dënuar që për një afat të pacaktuar, t’i luajë ndeshjet si pritëse jo më afër se 100 kilometra larg kryeqytetit, teksa në ditët në vijim priten të tjera masa nga organet disiplinore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat