Reagon Shkupi për incidentin në Çair

Futboll

Reagon Shkupi për incidentin në Çair

Nga: K. G. Më: 9 nëntor 2022 Në ora: 19:35
Reagon Shkupi

Skuadra shqiptare, Shkupi, kampion i Maqedonisë së Veriut, ka reaguar për incidentin në përballje me Shkëndijen e Tetovës, në kuadër të ndeshjes së çerekfinales së Kupës së Maqedonisë në futboll.

Disa tifozë të Shkupit kanë hyrë fushë dhe sulmuan ekipin e Shkëndijes. 

Ndeshja u ndërpre në minutën e 10-të në stadiumin në Çair, ndërsa është vendosur me rezultat 3:0 në favor të Shkëndijes, e cila është kualifikuar në gjysmëfinale.   

“Të dashur tifozë ne si drejtues të klubit jemi munduar që prej 3-4 vitesh të bëjmë maksimumin që klubi SHKUPI të rritet me të gjitha forcat dhe ta barazpeshojmë me emrin e tij dhe në këtë rrugë po hedhim hapa të vendosur.

Synimi ynë është t'i japim ngjyra futbollit të vendit, të ndërgjegjësojmë Evropën dhe t'i bëjmë tifozët e vërtetë të Shkupit dhe tifozët e vërtetë të futbollit të përjetojnë fitoret e ekipit të tyre të preferuar.

Po, një sportist duhet të jetë i moralshëm dhe i sjellshëm, por vrazhdësia apo imoraliteti i një futbollisti nuk mund të jetë kurrë një shpjegim për atë që ndodhi sot.  Si klub na vjen shumë keq, ne nuk jemi një klub i tillë, nuk duam të jemi dhe as do të jemi. Ne duam të jemi një klub për të cilin flitet për fitoret e tij, flitet për rritjen e tij, flitet për ngjyrën që i jep futbollit dhe kështu do të jemi.

E dimë që tifozët e vërtetë të SHKUPIT nuk e dëmtojnë kurrë klubin e tyre. Një Shvercer i vërtetë nuk e dëmton klubin, një tifoz i vërtetë nuk e dëmton klubin e tij dhe qëndron kundër atyre që dëmtojnë klubin.

Nuk ka mundësi që ata që i bënë këto gjëra sot të jenë mbështetës të Shkupit dhe ta duan Shkupin. I kërkojmë falje tifozëve të vërtetë të Shkupit, publikut të futbollit, baballarëve dhe nënave që sollën fëmijë e tyre për të parë futboll për ngjarjet e sotme, ne premtojmë se do të luftojmë deri në fund ata që po tentojnë të dëmtojnë klubin tonë të zemrës, pavarësisht kostos.  Nuk do t'i lëmë të pengojnë rritjen dhe zhvillimin e këtij klubi.  (Një shpjegim i plotë do të bëhet nga klubi ynë më vonë”, reagon FC Shkupi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat