Federata e Futbollit e Kosovës ka bërë të ditur se biletat për ndeshjen miqësore ndërmjet Kosovës dhe Armenisë, që zhvillohet më datë 16/11/2022 në orën 18:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”, kanë dalë në shitje.
Çmimet e biletave janë si në vijim: Veri dhe Jug 5 euro, Lindje 10 euro, Perëndim 20 euro dhe VIP 80 euro.
Tifozët e Kombëtares së Kosovës “Dardanët” janë të vendosur në tribunën Veri.
Biletat mund të blihen përmes linkut që mund ta gjeni në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës.
https://kosovo.tm.vivaticket.com/biglietteria/listaEventiPub.do